19 Dhjetor 2025, 16:28
Nga M.L
Albin Kurti
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti të premten vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndëshkuese.
BE-ja vendosi masat ndaj Kosovës më 2023 për shkak të tensioneve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.
Por, Kurti gjatë mbledhjes së ekzekutivit tha se institucionet e Kosovës “nuk ishin shkaktare të përshkallëzimit të situatës” në veri, por ulja e tensioneve në atë zonë “ishte pikërisht meritë e institucioneve” të shtetit.
Ai tha se pas vendosjes së masave ndëshkuese, që do të hiqen krejtësisht në fund të janarit dhe do t’i mundësojë vendit të fitojë miliona euro ndihmë financiare, Kosova u përballë me dy sulme, në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit, dhe në nëntor të vitit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit.
Për të dy sulmet, Kurti përsëriti qëndrimin se ka prova për përfshirjen e shtetit të Serbisë.
“Në retrospektivë, çdo kompromis ndaj sundimit të ligjit do të ishte fatal për Kosovën. Situata e qetë, lëvizja e lirshme dhe funksionimi i institucioneve të shtetit në veriun e Kosovës, është pikërisht sepse ka triumfuar sundimi i ligjit dhe rendi publik. Me gjithë këto, gjatë gjithë kësaj kohe nuk kemi qenë asnjëherë të hidhëruar me BE-në. Kemi mbetur plotësisht të përkushtuar ndaj integrimit evropian, për përmbushjen e kritereve për anëtarësim”, theksoi ai.
Duke folur për masat, ai kritikoi partitë që mandantin e kaluar ishin në opozitë, që nuk votuan në nëntor Planin e Rritjes dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, para se Kuvendi të shpërndahej.
“Republika e Kosovës, masat më të mëdha financiare, nuk i ka vuajtur nga Bashkimi Evropian, por nga opozita parlamentare", tha Kurti.
Partitë opozitare kishin refuzuar që të merrnin pjesë në seancën e thirrur atëbotë nga partia e Kurtit, duke argumentuar se Qeveria në detyrë po përdorte këto çështje si “instrument të lojërave të saj politike”.
Mungesa e konsensusit për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të shkurtit, çoi në shpalljen e zgjedhjeve të reja, që mbahen më 28 dhjetor.
Përveç masave ndëshkuese të BE-së, Qeveria e udhëhequr nga Kurti është përballur me kritika nga Shtetet e Bashkuara për shkak të disa vendimeve në veriun e shtetit, përfshirë mbylljen e institucioneve serbe, ndërmarrje publike që funksiononin në sistemin serb.
Në veri, po ashtu është ndaluar përdorimi i dinarit serb për kryerjen e pagesave. Serbia ka financuar strukturat paralele në veri dhe ka mbështetur serbët atje përmes pensioneve dhe shtesave të tjera, në dinarë.
Por, institucionet i kanë konsideruar këto veprime në kuadër të shtrirjes së sovranitetit në këtë pjesë të shtetit.
SHBA-ja dhe BE-ja i kanë cilësuar shumë nga këto veprime si të pakoordinuara./ REL
albin kurti
Politike
19 Dhjetor 2025, 16:05
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe anëtar i Këshillit të Mandateve, Gazment Bardhi, ...
Politike
19 Dhjetor 2025, 16:03
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku po shqyrtohet kërkesa për Belinda Balluku...
Politike
19 Dhjetor 2025, 16:01
E.d
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se PD do të kërkoj që ...
Politike
19 Dhjetor 2025, 15:38
M.L
Foto nga mbledhja
TIRANA- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u shqyrtua kërkesa e Pro...
Politike
19 Dhjetor 2025, 15:24
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria ka hedhur për konsultim publik një paketë me tre projektligje të lidhura mes tyre, q&eu...
Politike
19 Dhjetor 2025, 15:03
E. D
Benet Beci
TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Be...
Politike
19 Dhjetor 2025, 14:49
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘...
Politike
19 Dhjetor 2025, 14:47
E. D
Gent Strazimiri
TIRANË-Mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut po vijon të shoqë...
Politike
19 Dhjetor 2025, 14:41
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i është bashkuar sot protestë...
Politike
19 Dhjetor 2025, 14:32
E. D
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zv.kryministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit po hetohet p&e...