Politike

Imuniteti i Ballukut! Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, nuk caktohet data e seancës së radhës

Mbledhja u mbyll pa u caktuar ende data e seancës së radhës, në të cilën pritet të vijojë shqyrtimi i çështjes.

19 Dhjetor 2025, 15:38 Nga M.L
Imuniteti i Ballukut! Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, nuk
Foto nga mbledhja

TIRANA- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku.

Gjatë mbledhjes, avokati i Ballukut kërkoi kohë për t’u njohur me provat e paraqitura nga SPAK.

Mbledhja u mbyll pa u caktuar ende data e seancës së radhës, në të cilën pritet të vijojë shqyrtimi i çështjes.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës./Dosja.al

belinda balluku

Sondazh

Poll