Imuniteti i Ballukut! Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve, nuk caktohet data e seancës së radhës
Foto nga mbledhja TIRANA- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u shqyrtua kërkesa e Pro...
Gjatë një prononcimi për mediat, Bardhi u shpreh se nuk ka ndodhur që këshilli mandateve të mbyllet pa caktuar një datë tjetër, pasi gjithmonë koha ka qenë minimumi 48 orë, maksimumi 72 orë.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se PD do të kërkoj që Këshilli i Mandateve të mblidhet në fillim të javës. Gjatë një prononcimi për mediat, Bardhi u shpreh se nuk ka ndodhur që këshilli mandateve të mbyllet pa caktuar një datë tjetër, pasi gjithmonë koha ka qenë minimumi 48 orë, maksimumi 72 orë.
Bardhi tha se kjo është tallje me këtë proces. Kjo pasi sipas tij kanë vendosur të mbrojnë një të pandehur dhe ti japin kohë asaj dhe Ramës për të prishur provat. Në fund, Bardhi tha se kjo kërkesë është e shpejtë dhe se SPAK thotë se po intimdohen vartësit.
“Sipas rregullores ka 2 forma se si mblidhet këshilli. Një, e thërret kryetar i kuvendit. E dyta, 1 e dyta e anëtarëve të këshillit. 5 anëtarët e opozitës në këshill do thërrasin mbledhjen e këshillit të hënën, maksimumi të martën e fillim javës që vjen, për të mos krijuar asnjë vonesë. Për ti dhënë kohë të pandehurës të vijë të mbrojë veten, nëse nuk do ne nuk e detyrojmë dot.
Nuk ka ndodhur që këshilli mandateve të mbyllet pa caktuar një datë tjetër. Gjithmonë koha ka qenë minimumi 48 orë, maksimumi 72 orë. Ne vlerësuam se 72 orë ishin mjaftueshëm, balluku kishte kohë për tu mbrojtur. Këshilli ka marrë vendimin që do ti shpërndahet provat cilitdo deputet që është anëtar.
Tre orët e para të mbledhjes kolegët e mazhorancës ishin me qëndrimin se nuk kemi pse i marrim provat. Kur SPAK konfirmoi se nuk ka asnjë problem, e di çfarë bënë, thanë janë shumë faqe na duhen 1 muaj kohë ti shqyrtojmë. Kjo është tallje me këtë proces, kanë vendosur të mbrojnë një të pandehur, kanë vendosur ti japin kohë asaj dhe Ramës për të prishur provat. 72 orë i kemi lënë Ahmetaj, deputetëve të opozitës të akuzuar, kjo ka qenë koha. S’ka pasur pretendim nga askush.
Nuk mund të ketë Balluku më shumë të drejta se të tjerët që janë ulur në të njëjtën karrige para saj. Ahmetaj ka pasur 15 mijë faqe dhe i është lënë vetëm 48 orë kohë. SPAK këmbëngul se kjo kërkesë është e ngushtme, SPAK thotë se po intimdon vartësit. Tani ajo do marrë dëshmitë e çdo personi dhe ne do i japim 1 muaj derisa t’i intimidojë të gjithë? SPAK tha se tre ditë kohë janë të mjaftueshme, maksimumi 5 ditë. Me afatet që kanë vendosur, kjo çështje i bie që të shqyrtohet në shkurt, deri në shkurt balluku ka ngrenë bakllavanë, provat dhe dëshmitarët. Kjo është e paprecedentë”, tha Bardhi./Dosja.al
Foto nga mbledhja TIRANA- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u shqyrtua kërkesa e Pro...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria ka hedhur për konsultim publik një paketë me tre projektligje të lidhura mes tyre, q&eu...
Benet Beci TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Be...
pamje nga takimi TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘...
Gent Strazimiri TIRANË-Mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut po vijon të shoqë...
pamje nga protesta TIRANË- Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i është bashkuar sot protestë...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zv.kryministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit po hetohet p&e...
Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit është shoq&eu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer sërish në kryeministri, pas mbledhjes së qeverisë. Ndërkohë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se me Edi Ramën, Shqipëria ësht&eum...