Politike

Debate të ashpra brenda Këshillit të Mandatave/ Strazirimi ironizon PS: Mos më detyroni të njoftoj Ramën se e dini ç’ju gjen

Gjatë mbledhjes, deputetit të PD-së, Gent Strazimiri ka theksuar se anëtarët e PS-së po raportojnë sot para tre prokurorëve të SPAK porositë që u ka dhënë Edi Rama.

19 Dhjetor 2025, 14:47 Nga E. D
Debate të ashpra brenda Këshillit të Mandatave/ Strazirimi
Gent Strazimiri

TIRANË-Mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut po vijon të shoqërohet me debate të ashpra. Gjatë mbledhjes, deputetit të PD-së, Gent Strazimiri ka theksuar se anëtarët e PS-së po raportojnë sot para tre prokurorëve të SPAK porositë që u ka dhënë Edi Rama. Me tone ironike, demokrati u tha në në një moment socialistëve "Mos më detyroni të njoftoj Edi Ramën që po i shkelni urdhrin duke vonuar SPAK, se e dini ju ç’ju gjen…?"

“Kur u bë kjo drejtësia e SPAK-u, e donit ju ndërsa ne kishin frikë… Ne ende sot kemi problemet tona me SPAK, që janë publike, ju, me gojën e Edi Ramës vazhdoni thoni ça të kërkojë SPAK, do ia japim pa kushte…
Mos më detyroni të njoftoj Edi Ramën që po i shkelni urdhrin duke vonuar SPAK, se e dini ju ç’ju gjen…?" deklaroi Strazimiri./Dosja.al

gent strazimiri

Sondazh

Poll