Politike

Çështja "Balluku"/ Çfarë ndodh nëse Peleshi nuk e thërret mbledhjen pas kërkesës së opozitarëve? Gazment Bardhi i "ashpër", ja si u përgjigj

Në një prnoncim për mediat, i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse kryetari i Këshillit, Niko Peleshi, nuk thërret mbledhjen pas kërkesës së opozitës, Bardhi theksoi se rregullorja e Kuvendit e detyron kryetarin ta thërrasë mbledhjen në momentin që kërkesa mbështetet nga gjysma e anëtarëve.

19 Dhjetor 2025, 16:03 Nga M.L
Çështja "Balluku"/ Çfarë ndodh nëse
Gazment Bardhi

TIRANA- Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku po shqyrtohet kërkesa për Belinda Ballukun, u mbyll pa u caktuar një datë konkrete për vijimin e punimeve. Shtyrja pa afat ka ngjallur reagime nga opozita, e cila kërkon që Këshilli të mblidhet sërish brenda fillimit të javës së ardhshme.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri të ditur se opozita do të kërkojë zyrtarisht mbledhjen e Këshillit të Mandateve të hënën ose të martën, duke u mbështetur në të drejtën që u jep rregullorja e Kuvendit. Në një prnoncim për mediat, i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse kryetari i Këshillit, Niko Peleshi, nuk thërret mbledhjen pas kërkesës së opozitës, Bardhi theksoi se rregullorja e Kuvendit e detyron kryetarin ta thërrasë mbledhjen në momentin që kërkesa mbështetet nga gjysma e anëtarëve.

Ai argumentoi gjithashtu se pretendimi se Balluku ka nevojë për kohë për t’u njohur me provat nuk qëndron, pasi ajo nuk ishte e pranishme në mbledhje për t’u mbrojtur dhe sipas tij është njohur më herët me pjesën më të madhe të materialeve hetimore, duke qenë se është marrë e pandehur për një nga procedurat që po hetohen. 

Sipas Bardhit, "zvarritja" e mbledhjes përbën një përpjekje të qëllimshme për të fituar kohë dhe për të penguar procesin e drejtësisë, duke krijuar hapësirë për komprometimin e provave.

“Kryetari i Kuvendit është i detyruar të thërrasë mbledhjen kur e kërkon ½ e anëtarëve. Balluku nuk erdhi të mbrohet, 72 orë s’kam pas kohë të përgatitem. E pandehura i ka marrë materialet nga SPAK se është marrë e pandehur për njërën nga procedurat dhe pjesën dërrmuese i ka marrë paraprakisht. Pra është e përgatitur. Ka vetëm një pjesë të të dhënave shtesë që do duhet t’i shqyrtojë. Gjykata i ka dhënë 3 ditë kohë të njihet me provat. Kjo është tentativë e Ramës dhe Ballukut për të zvarritur drejtësinë që të fitojnë kohë për të prishur provat”, tha Bardhi./ Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll