Politike

SPAK shtyn sërish afatet hetimore për ish-zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj

Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë hetimet, më pas duhet të vendosë për dergimin ose jo për gjykim të çështje.

19 Dhjetor 2025, 14:32 Nga E. D

SPAK shtyn sërish afatet hetimore për ish-zv.kryeministrin, Arben

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zv.kryministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit po hetohet për dosjen e inceneratorëve, në një fraksion të ndarë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Në bazë të dispozitave ligjore, kjo është e fundit që SPAK ka mundësi të shtyjë hetimet, më pas duhet të vendosë për dergimin ose jo për gjykim të çështje.

Për të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt si dhe ish-bashkëjetuesja e tij Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim më 10 korrik të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion nën dyshimin për kryerjen e veprat penale “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”./Dosja.al

spak arben ahmetaj

Sondazh

Poll