Politike

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit: Detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbe

Partia Mundësia e nisi protestën këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

19 Dhjetor 2025, 14:41 Nga E. D
Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e
pamje nga protesta

TIRANË- Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i është bashkuar sot protestës së Partisë Mundësia. Për Florjan Binajn, protestat janë detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të vidhet dhe të nënçmohet.

Partia Mundësia e nisi protestën këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Qindra qytetarë si dhe anëtarë të shoqërisë civile të cilët morën pjesë në tubim. Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj në fjalën e tij përpara protestuesve paralajmëroi se kjo e sotmja nuk është protesta e parë dhe as e fundit. Shehaj u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin në krah të drejtësisë e cila po sulmohet nga pushtetarët e korruptuar që kanë qëllim të mbrojnë veten e tyre përpara ligjit./Dosja.al

florjan binaj partia mundesia

Sondazh

Poll