Aktualitet

Përplasi për vdekje 19-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet autori 38-vjeçar

Mbi 38-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. 

18 Dhjetor 2025, 14:07 Nga E.d
Përplasi për vdekje 19-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja,
Foto ilustruse

KRUJË- Policia ka arrestuar ditën e some një 38-vjeçar banues në fshatin Nikël. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka aksidentuar për vdekje një 19-vjeçar, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Ura e Gjolës”.

Mbi 38-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin F. M., 38 vjeç, banues në fshatin Nikël, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.  Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 13.12.2025, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Ura e Gjolës”, rezultoi se drejtuesi i automjetit që ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin I. L., 19 vjeç, ka qenë shtetasi F. M. dhe jo vëllai i tij, shtetasi B. M., i cili u arrestua në flagrancë pas aksidentit, si autor i dyshuar. Automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale./Dosja.al

nikël 19-vjeçar fushë krujë-ura e gjolës

Sondazh

Poll