Aktualitet

Arma e zjarrit e gjetur në Sarandë/ Shpallet në kërkim një 48-vjeçar

Mbi 48-vjeçarin banues në Sarandë rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i

18 Dhjetor 2025, 13:57 Nga E.d
Arma e zjarrit e gjetur në Sarandë/ Shpallet në kërkim
Foto ilustruse

SARANDË- Policia ka shpallur në kërkim një 48-vjeçar, pasi dyshohet se arma e zjarrit e llojit 'TT' i përket atij. Mbi 48-vjeçarin banues në Sarandë rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Një ditë me parë në afërsi të vendit të quajtur “15-katëshi”, në lagjen nr. 1, Sarandë, në një bordurë trotuari është gjetur nga kalimtarë të rastit një çantë me ngjyrë të zezë, brenda së cilës ndodhej një armë zjarri, pistoletë e llojit “TT”. Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” shtetasin R. H., 48 vjeç, banues në Sarandë.

Pasi më datë 17.12.2025, në afërsi të vendit të quajtur “15-katëshi”, në lagjen nr. 1, Sarandë, në një bordurë trotuari është gjetur nga kalimtarë të rastit një çantë me ngjyrë të zezë, brenda së cilës ndodhej një armë zjarri pistoletë e llojit “TT”. Nga verifikimet e para hetimore dyshohet se arma e zjarrit i përket shtetasit R. H., për të cilin vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij./Dosja.al

sarandë 48-vjeçar pistoletë

Sondazh

Poll