Aktualitet

"Po xhironin gomat e makinës"/ Detaje nga plagosja e 51-vjeçarit në Mamurras, shpallen në kërkim dy 18-vjeçarët

Policia e Lezhës bën me dije se, R.N. dhe O.N , të dy 18 vjeç dyshohen për plagosje me armë zjarri të 51-vjeçarit në rrugë.

18 Dhjetor 2025, 11:31 Nga D.S
"Po xhironin gomat e makinës"/ Detaje nga plagosja e
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

LEZHË-  Identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 51-vjeçarit me iniciale M.M. Policia e Lezhës bën me dije se, R.N. dhe O.N , të dy 18 vjeç, dyshohen për plagosje me armë zjarri të 51-vjeçarit në rrugë.

Gjithashtu, unifromat blu kanë sekuestruar automjetin me të cilin kishin xhiruar gomat duke çuar në nisje të këtij konflikti. Ndërsa i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, policia njofton se po punohet për kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, sqarojmë se nga verifikimet rezultoi se i plagosur me armë zjarri, në dorë, ishte shtetasi M. M., 51 vjeç.Gjithashtu, informojmë se pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe ato të DVP Lezhë, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe autorësisë së këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. N. dhe O. N., secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, me armë zjarri, për motive të dobëta, në rrugë, në Mamurras, dhe më pas janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit O. N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale. I dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë së tyre penale./Dosja.al 

plagosje me arme zjarri lezhe

Sondazh

Poll