Aktualitet

Tentoi të vriste me armë 40-vjeçarin pas një zënke në TikTok, arrestohet autori dhe dy bashkëpunëtorët (EMRAT)

Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

18 Dhjetor 2025, 13:08 Nga E.d
Tentoi të vriste me armë 40-vjeçarin pas një
Foto ilustruse

TIRANË- Polica ka arrestuar sot një 36-vjeçar në Tiranë. Ai është Fatmir Frroku. Froku ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi një muaj më parë ka tentuar të vrasë me armë Mariglen Jatën. Gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 

Sipas burimeve, mësohet se sherri mes të plagosurit Mariglen Jata dhe autorit të dyshuar Fatmir Frroku, ka qenë për shkak të sharjeve në TiKTok. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe e dy bashkëpunëtorët e tij Izet Leka dhe Marsildo Ndoja, 32 dhe 30 vjeç.

Mbi ta rëndon akuza për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga hetimet ka rezultuar se pas krimit autori është ndihumar nga Izet Leka, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Fatmir Frroku u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me Marsildo Ndoja, nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza". 

Njoftimi i policisë 

Si rezultat i punës informative dhe ndjekjes së kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, me objektiv kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri, të shtetasit M. J., në rrugën “Ramadan Citaku”, më datë 23.11.2025, u finalizua operacioni “Akuza”. Në kuadër të operacionit, u lokalizuan dhe u ndaluan shtetasit:

F. F., 36 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, I. L., 32 vjeç, pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 30 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi F. F. ka plagosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin M. J., dhe pas krimit është ndihmuar nga shtetasi I. L., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. 36-vjeçari u kap pas ndjekjes së automjetit me të cilin ai lëvizte bashkë me shtetasin M. N., nga Instituti deri në bulevardin “Nënë Tereza". Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

fatmir frroku   mariglen jata marsildo ndoja

Sondazh

Poll