Aktualitet

Shiste kokainë në lokalet e natës në kryeqytet, arrestohet 19-vjeçari

 Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine, e ndarë në doza dhe gati për shitje.

18 Dhjetor 2025, 13:36 Nga E.d
Shiste kokainë në lokalet e natës në kryeqytet,
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e some një 19-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi shiste kokainë në lokalet me të frekuentuara të natës në kryeqytet. 

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine, e ndarë në doza dhe gati për shitje. Policia po heton më shumë mbi rastin. 

Njoftimi i policisë

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Night”. Arrestohet në flagrancë një 19-vjeçar që siguronte Kokainë, e ndante në doza dhe e shiste në lokale në zona me frekuentim të lartë në kryeqytet. Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike Kokainë që iu gjet me vete të riut, në momentin e arrestimit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste lëndë narkotike Kokainë, në doza, kryesisht në lokale nate, në rrugët “Papa Gjon Pali II” dhe “Mustafa Matohiti”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin “Night”. Në kuadër të operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi G. V., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine, e ndarë në doza, gati për shitje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

tiranë 19-vjeçar kokainë

Sondazh

Poll