Aktualitet

EMRAT/ U kapën me drogë në makinë, arrestohen dy persona në Shkodër

Ata u kapën në fshatin Shirokë, duke qarkulluar me automjet, në të cilin, gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë.

18 Dhjetor 2025, 13:28 Nga E.d
EMRAT/ U kapën me drogë në makinë, arrestohen dy persona
Foto ilustruese

SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme dy persona në Shkodër. Të arrestuarit janë Patrik Gjeta dhe Augen Veizi, 20 dhe 21 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ata u kapën në fshatin Shirokë, duke qarkulluar me automjet, në të cilin, gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë. Nga hetimet dyshohet se dy të arrestuarit shisnin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë. Policia po heton më shumë mbi rastin. 

Njoftimi i policisë

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Lakeside”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: P. Gj., 21 vjeç, dhe A. V., 20 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta shtetas u kapën në fshatin Shirokë, duke qarkulluar me automjet, në të cilin, gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një thikë. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas shitnin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

patrik gjeta augen veizi shkodër

Sondazh

Poll