Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit liron me kusht Arbër Paplekajn

Gjatë seancës, Paplekaj e kërkoi lirimin me argumentin se ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit të marrë nga apeli.

18 Dhjetor 2025, 13:01 Nga E. D

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gjykata e Durrësit liron me kusht Arbër

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka vendosur lirim me kusht për Arbër Paplekajn, ish-efektivin e RENEA-s, i cili ishte dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ngjarje e ndodhur më 21 Prill të 2021 në qytetin e Elbasanit, katër ditë para zgjedhjeve parlamentare. Gjatë seancës, Paplekaj e kërkoi lirimin me argumentin se ka vuajtur pjesën më të madhe të dënimit të marrë nga apeli.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 gjatë një shkëmbimi zjarri ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe të plagosur Emiljani Prenga, Paulin Vuksani - dhëndri i Xhuvanit, Edjon Budani dhe efektivja e policisë Xhensila Sota. Paplekaj ka pranuar krimin, duke deklaruar se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Në vitin 2024 Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit për Arbër Paplekajn, duke ia ulur dënimin nga 22 në 7 vite burg. Po ashtu apeli ndryshoi dhe akuzën nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes psikike”.

Gjykata e Apelit shpalli gjithashtu të pafajshëm gjashtë efektivët e Shqiponjave – Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu – të cilëve gjykata e Elbasanit u kishte dhënë dënimin me 16 muaj shërbim prove. Edhe dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, u shpallën të pafajshëm, pasi gjykata e Elbasanit ua kishte dhënë nga 1 vit shërbim prove secilit./Dosja.al

arbër paplekaj gjykata e durrësit

Sondazh

Poll