Aktualitet

Aksident rrugor në Korçë/ Shoferi humb kontrollin dhe përplaset me një automjet të parkuar, përfundon i përmbysur në rrugë

Nuk raportohet për persona të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme materiale.

18 Dhjetor 2025, 13:44 Nga E.d
Aksident rrugor në Korçë/ Shoferi humb kontrollin dhe
Foto ilustruse

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur në Korçë. Një automjet tip ML ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet, i cili ishte parkuar në një anë të rrugës.

Si pasojë e goditjes së fortë, automjeti është përmbysur në rrugë. Nuk raportohet për persona të lënduar, por ka dëme të konsiderueshme materiale. Policia ka shkuar në vendngjarje, ku dhe po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

korçë aksident  ml

Sondazh

Poll