Politike

Ambasadori Soreca takon kreun e SPAK, Arben Kraja: Diskutuam sfidat dhe shkëmbyem informacion për…

13 Shkurt 2020, 11:48 Nga DOSJA
Ambasadori Soreca takon kreun e SPAK, Arben Kraja: Diskutuam sfidat dhe

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Krajës.

Takimi është zbardhur nga vetë ambasadori, i cili në profilin e tij në Tëitter shkruan se ishte tejet produktiv dhe se kishin diskutuar të gjitha sfidat e institucionave të reja.

Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e  SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si një institucion të ri. Ne gjithashtu shkëmbyem informacion për kompetencën me Prokurorinë e Përgjithshme dhe zyrat vendore, dhe për zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese,”– bën me dije Soreca.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?
SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë. SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që janë emëruar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK kanë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben kraja luigi soreca soreca takon arben krajen spak arben kraja luigi soreca soreca takon arben krajen spak

Sondazh

Poll