Politike

PD shpalos propozimet për ‘Zgjedhoren’: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, Policia të kujdeset për zgjedhjet.Të ketë qeveri tranzitore

Partia Demokratike ka treguar propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore. Sipas PS duhet që Policia e Shtetit të ketë rol kryesor në mbarëvjajten e zgjedhjeve dhe të gjitha krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Po ashtu opozita kërkon dhe qeveri kujdestare që të drejtohet nga njerëz me integritet.
Featured image of article: PD shpalos propozimet për ‘Zgjedhoren’: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, Policia të kujdeset për zgjedhjet.Të ketë qeveri tranzitore Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj dhe Oerd Bylykbashi

TIRANË- Partia Demokratike ka treguar sot të gjitha propozimet e plota që kanë dorëzuar në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj dhe Ivi Kaso kanë treguar të gjitha propozimet. Sipas tyre fokusi i PD dhe të gjithë opozitës është forcimi i masave kundër krimit zgjedhor dhe për këtë gjë për ta duhet të futet në lojë SPAK, që të hetojë të gjitha krimet zgjedhore.

Po ashtu Bylykbashi tha se PD i qëndron propozimit për qeveri tranzitore, e cila duhet të jetë kujdestare për zgjedhjet. Po ashtu PD u shpreh se nuk do ketë bashkëqeverisje mes PS-së dhe opozitës, por të kemi modelin e Maqedonisë së Veriut. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

KONSENSUSI PËR ZGJEDHOREN

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Konsensusi për publikun ishte i papritur dhe i pari që dha lajmin ishte Lulzim Basha, cili pas një takimi me aleatët, në një dekleratë për mediat emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS.Më pas u bë me dije se ndërkombëtarët kishin punuar për një kohë të gjatë që të arrihej ky konsensus, por ishin ndaluar për disa javë nga situata e tërmetit të 26 nëntorit. Në takimin e parë të tryezës konsensuale u miratua dhe dokumenti i parë që formoi këshillin politik dhe më pas u miratua kalendari i punimeve për Reformën Zgjedhore. Deri më 15 mars, ekspertët e opozitës, maxhorancës dhe opozitës jo-parlamentare do të diskutojnë 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin, dhe burimet e financimit.

(A.B. Dosja.al)

  • 12:56

    ‘S’do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës dhe PS’, PD shpjegon si duhet të jetë qeveria kujdestare: Të drejtohet nga persona me integritet

    Partia Demorkatike ka treguar propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, ku kanë shprehur edhe njëherë kërkesën për qeveri kujdestare, që do garnatojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas Oerd Bylykbashit, nuk do ketë një bashkëqeverisje mes PD dhe PS, por duhet një qeveri tranzitore që duhet të drejtohet nga njereëz me integritet. “Një qeveri kujdestare është një qeveri që përbëhet nga figura me integritet profesional dhe moral dhe vullnetin pozitiv politik për të garantuar votën e shqiptarëve. Me këto objektiva dhe duke u nisur edhe nga modelet që nuk janë larg nga Shqipëria, në kushtet kur të shkojmë drejt kësaj zgjidhjeje, ajo do të përcaktojë edhe kush janë personat që do të kenë detyra të tilla”, u shpreh ndër të tjera Bylykbashi.

    PJESË NGA DEKLARATA

    Metodologjia e reformës zgjedhore parashikon nevojën që, për të qenë propozimet efikase, duhet të garantohet ndarja e shtetit nga partitë politike. Shteti nuk funksionon si detashmnet bazhibuzukësh në favor të partisë që është në pushtet dhe kërkon të rrëmbejë me çdo kusht pushtetin. Paketa jonë nuk ka ekuivoke, i qendron linjës sonë të artë politike, se një qeveri kujdestare është garancia që këto instrumenta të funksionojnë. Çdo gjë tjetër e zvogëlon efikasitetin e instrumentave në mbrojtje të të së drejtës së votës së zgjedhjësve. Ta bëjmë të qartë që në fillim: nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës së bashkuar dhe PS. Nuk do të ketë. Një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri neutrale në raport me zgjedhjet, një qeveri që zbaton detyrimet ligjore, standardet dhe praktikat më të mira, në mënyrë që jo vetëm të ndihmojë në organizimin e zgjedhjeve, por edhe të mos ndërhyjë për të prishur zgjedhjet. Kjo është detyra e një qeverie kujdestare në përputhje me standardet ndërkombëtare.

    Situata reale në Shqpëri me kryeministër Edi Ramën është krejt e kundërta e kësaj. Kështu që, në kushtet aktuale, një qeveri kujdestare do të thotë një qeveri që nuk drejtohet nga Edi Rama, i cili është modeli i kryeministrit, që është gati të shkelë çdo standard dhe çdo parim ndërkombëtar, për të mos folur për Kushtetutës se Shqipërisë dhe ligjin, të cilët i hedh në plehra, vetëm e vetëm për të rrëmbyer pushtetin. Pra në kushtet aktuale një qeveri kujdestare do të thotë këtë: Edi Rama nuk është kryeministër.  Një qeveri kujdestare është një qeveri që përbëhet nga figura me integritet profesional dhe moral dhe vullnetin pozitiv politik për të garantuar votën e shqiptarëve. Me këto objektiva dhe duke u nisur edhe nga modelet që nuk janë larg nga Shqipëria, në kushtet kur të shkojmë drejt kësaj zgjidhjeje, ajo do të përcaktojë edhe kush janë personat që do të kenë detyra të tilla.

    Një ministër i brendshëm duhet të jetë krejt jashtë konfliktit të interesit për të rrëmbyer pushtetin. Zgjidhja më e afërt është e Maqedonisë. Nëse ju e shohni, nuk është thjesht heqje e një personi dhe vendosje e një personi tjetër, por ëhstë një koncept më i thellë, që garanton që policia, do të jetë jo vetë pasive, të mos dëmtojë procesin zgjedhor, të jetë aktive për ta mbrojtur procesin zgjedhor dhe, mbi të gjitha, nuk mund të ketë mburojë për kriminelët që punojnë për partinë në pushtet dhe nuk mund të bëjë fushatë, qoftë edhe kur ia kërkon kryeministri, kur u thotë “hiqni kapelet dhe bëni fushatë për PS”. E përsëris, në çdo rast, kjo nuk mund të ketë bashkëqeverisje e opozitës me PS. Duhet të ketë një qeveri neutral, që zbaton ligjin dhe garanton zgjedhjet, me figura me integritet të lartë dhe në çdo rast, këtë qeveri nuk mund ta drejtojë Edi Rama.

  • 12:04

    Bylykbashi: Duhet të goditet krimi zgjedhor, synimi ynë është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë

    Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, që është dhe pjesë e Këshillit Politik që po harton Reformën Zgjedhore, ka treguar sot detaje nga propozimet e PD. Në një deklaratë për mediat, Bylykbashi, tha se synimi i tyre është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë. Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është preisoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës”, shtoi më tej Bylykbashi.

    PJESË NGA DEKLARATA

    Kemi prezantuar dje tre paketa në lidhje me ndryshimet që opozita e bashkuar propozon për të goditur krimet zgjedhore, duke rritur rolin e organeve ligjzbatuese; Prokurorisë së shtetit, policisë dhe gjithë instrumentave të tjerë që duhen në këtë aspekt. Gjithashtu propozime për ndarjen e krimit nga poltiika. Tema këto që janë prioritare në axhendën e miratuar nga Këshilli Politik për reformën zgjedhore, pak kohë më parë. Sigurisht masat që ne parashikojmë, janë masa që kërkojnë mbi të gjitha respektimin e parimit themelor, që ka OSBE që është garantimi i fushë lojës së barabartë për të gjithë aktorët zgjedhorë, një parim i cili është konsakruar në paragrafin 5.4 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së dhe që ka për qëllim, mbi të gjitha shkëputjen e shtetit nga politika, qënien e shtetit një organizëm neutral i cili funksionon në interes të publikut, të zgjedhësve dhe jo si aktor në favor të një partie që garon për të rrëmbyer pushtetin.  Tre paketat tona prekin disa aspekte.

    Çështjet kryesore janë një rol i ri aktiv Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit në parandalimin e e krimit zgjedhor, në goditjen e tij para ditës së votimit, një rritje e instrumnentave, fuqizimi i instrumenteve që do të kenë në dorë pikërisht organet ligjzbatuese, me një kornizë kontrolli të fortë në mënyrë që jo vetëm të luajnë roline tyre por edhe të mos abuzohen nga qeveria. por ghjithashtu duke iu dhënë nëj rol të rëndësishëm instrumentave të tjerë në dorën e zgjedhësve për të qenë ata faktor kryesor në denonciin dhe goditjen e krimit zgjedhor. Një nga elementët kryesore që OSBE/ODIHR-i nënvizon në disa raporte; 2015, 2017, 2019 janë shitblerja e votës, është preisoni mbi zgjedhësit që janë punonjës të administrarës, cënimi i sekretit të votës, cënimi i lirisë së votës. Qëllimi i propozimeve tona është që të godasin pikërisht këto fenomene, qoftë duke i parandaluar, qoftë duke I djekur penalisht, në mënyrë që të rritet besimi jo vetëm tek procesi, por edhe tek legjitimitetiti i organeve që dalin nga zgjedhjet.

  • 11:58

    Alibeaj tregon propozimet e PD: Në qendrat e votimit të ketë kamera, Prokuroria të ngrejë task-forcë disa muaj para zgjedhjeve

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd  Alibeaj, ka bërë me dije disa propozime të PD për shmangien e krimeve zgjedhore. Sipas tij duhet të ketë kamera në qendrën e votimit, policia të jetë prezente jashtë qendrës së votimit dhe po ashtu të ngrihet një task-forcë nga Prokuroria që të reagojë në kohë reale dhe të dokumentojë çdo provë.

    Si i kemi strukturuar këto vlera? E para shtrirja e kontrollit në territor. Të vendosen kamera në qendrat e votitmit dhe të shikohet çdo gjë që ndodh. Territori jashtë qendrës së votimit është i dominuar nga bandat nga krimi dhe nga drejtues të administratës që rreshtojnë vartësit e tyre. Duhet që të pastrohet nga banda e nga krimi dhe qytetari të shkojë të votojë i lirë. Dhe kjo mund të behet me policë. Krimi zgjedhor përfundon tek kutia e votimit, por nuk fillon aty dhe duhet një shtrirje në kohë e kontrollit,  pasi krimi fillon shumë kohë më parë. Duhet të ngrihen strukturat e policisë dhe prokurorisë, dhe te marrin masa për të ngritur task-forcë të posacme për krimin zgjedhor. Të ngrihet një regjistër kombëtar që do dokumentojë të gjitha referimet e bëra nga qytetarët dhe nga stafet e subjekteve zgjedhore dhe nga subjeket politike”, u shpreh Alibeaj.

  • 11:48

    PD tregon propozimet për Reformën Zgjedhore: Të ndryshohet Kodi i Procedurës penale, roli që duhet të ketë Policia

    Partia Demokratike ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka bërë me dije të gjitha propozimet e tyre në lidhje me Reformën Zgjedhore. Në konferencë, Ivi Kaso ka bërë me dije se PD kërkon ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

    Kemi propozuar ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për veprën penale të krimeve zgjedhore që të hetohen nga SPAK. Kemi propozuar dhe ndryshimin e rolit të Policisë së Shtetit në procesin zgjedhor, ku tashmë duhet të kenë rol vëzhgues. Ne duam që  institucionet e drejtësisë që do hetojnë krimet zgjedhore të jenë SPAK dhe GJKKO, pasi janë institucione të reja dhe mund të jenë më të pavarura. Po ashtu kemi menduar të ndërhyjmë dhe në nenet e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje, duke parë krimin zgjedhor nga ana e agjencive ligjzbatuese”, u shpreh Kaso.

Shto Koment