Politike

“Del një sharlatan atje dhe….” Meta ‘lëshon gojën’ për ambasadorin Cutillo që i çoi dekretin në ‘Venecia’:

12 Shkurt 2020, 19:56 Nga DOSJA
“Del një sharlatan atje dhe….” Meta ‘lëshon

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprehur se marrëdhënia e tij me ambasadorët ak qenë gjithmonë mjaft korrekte por që në shumë raste varet edhe nga mënyra se si sillen vetë ambasadorët në Shqipëri. I ftuar në EuroNews në studion e Ilva Tares, Meta u shpreh se ka pasur ambasadorë dhe njerëz që nuk e kanë merituar respektin që ai u ka dhënë si President, pa përmendur emra.

Pjesë nga intervista:

Jeni takuar para pak ditësh me ambasadoren e re të SHBA-ve, që mbërriti në Tiranë. Si është marrëdhënia juaj me ambasadorët në përgjithësi? Se i quani pseudo ambasadorë, shërbëtorë të Edi Ramës.

Meta: Kjo nuk është kaq gjithëpërfshirëse. Padyshim që ka dhe ka patur njerëz që nuk e kanë merituar kurrë respektin tim, qoftë si President dhe si Kryetar Parlamenti. Bashkëpunimi dhe respekti im nuk i ka munguar asnjë ambasadori. Çdo ambasador i SHBA në Shqipëri përgjatë këtyre 30 viteve në funksionet që unë kam patur, ka pasur nga ana ime bashkëpunimin më korrekt dhe të ndershëm. Pastaj si janë sjellë ata. Kjo është çështje relative dhe varet nga natyra dhe tipi, por Ilir Meta asnjëherë nuk ka cënuar marrëdhëniet strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, përkundrazi ka qenë garant i mbrojtjes së interesave strategjike dhe kurrë nuk ka kërkuar asgjë në këmbim të asaj që ka bërë për këtë aleancë.

Jeni zbutur me ambasadorët me sa shoh?

Meta: Jam njeriu më i urtë kur të tjerët janë bashkëpunues. Por kur del një sharlatan atje dhe thotë që dekreti të shkojë në Venezia, kur Venecia e ka shkruar e zeza mbi të bardhë dhe ti ia ke çuar letrat më para, tani më vjen keq.

Në fakt, ambasadori që ka kërkuar që t’i merret mendimi Komisionit të Venezias është italiani Alberto Cutillo. I pyetur për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi Meta dekretoi Marsida Xhaferllarin si anëtare të saj në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi para përfundimit të afatit 30 ditor të presidentit për t’u shprehur mbi listën e propozuar nga KED, Cutillo tha për mediet se Kuvendi dhe Presidenca duhet t’i kërkojnë mendim Komisionit të Venecias në lidhje me këtë çështje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alberto cutillo ilir meta alberto cutillo ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 19:25

Miratohet ligji për ndryshimet në Kushtetuese

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetu...

Politike 12 Shkurt 2020, 19:08

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike Gazmend Bardhi kërkon sërish llogari nga kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij Olsi Rama, në lidhj...