Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE– Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmjen e sotme pas një seance të gjatë ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Projektligji u miratua me 87 vota pro, 15 kundër, 4 abstenim.
Pas 10 ditësh mungesë kryeministri Edi Rama ka qenë prezent sot në seancën plenare ku janë prezantuar për deputetët 5 projektligje të paketës Anti-KÇK. Kryeministri tha se nuk ka më falje për të gjithë ata që kanë bërë para në kurriz të shqiptarëve dhe vajzave të tyre, drogës, dhe aktivitetit të paligjshëm. Kryeministri ishte i prerë kur tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që shkelin ligjin, lirojnë të dënuar dhe nuk justifikojnë dot pasurinë “nuk do të flenë disa netë në shtëpi, por do të shkojnë tek shokët me të cilët kanë bërë pasurinë”, duke nënkuptuar burgun.
Më herët, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i ka dhënë përgjigjie pyetjeve të deputetëve të opozitës së re, për rendin, sigurinë dhe rritjen e kriminalitetit. Ministri Sandër Lleshaj zgjodhi t’i përgjigjej pyetjeve të Lefter Maliqit, ku tha se është goditur krimi dhe se situata e rendit është në shifrat më të mira historike. Lleshaj iu përgjigj edhe akuzave se policia e Shtetit ka përdorur gaz të marrë nga Kosova, lajm i bërë publik nga mediat kosovare, dhe mohoi që ky gaz të jetë përdorur.
Disa nga deputetët e opozitës që kanë kërkuar këtë interpelancë janë Lefter Maliqi, Halil Jakimi dhe Artur Roshi. Ministri Sandër Lleshaj zgjodhi t’iu përgjigjej pyetjeve të Lefter Maliqit, ku tha se është goditur krimi, dhe se situata e rendit është në shifrat më të mira historike.
Lleshaj iu përgjigj edhe akuzave se policia e Shtetit ka përdorur gaz të marrë nga Kosova, lajm i bërë publik nga mediat kosovare, dhe mohoi që ky gaz të jetë përdorur. Ministri zgjodhi gjithashtu të përgjigjej për kultivimin e kanabisit kur tha se në Shqipëri kanabisi është goditur dhe për këtë tregues është çmimi i lartë, që siç tha ministri ka kapur vlerën rekord të 800 eurove për kilogram.
Nga ana tjetër, përballë tij u vu Lefter Maliqi, i cili nuk i kurseu akuzat për ministrin e Brendshëm, kryeministrin, qeverinë, por edhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, i cili sipas tij bën gabim kur thotë “ndiq paranë”.
Kjo është interpelanca e dytë për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Në seancën e 3 shkurtit u zhvillua interpelanca e kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshajn, për ekstradimin e mësuesit turk, Harun Çelik, por edhe për çështje të tjera, përfshirë kanabisin. Për këtë çështje ministri Lleshaj deklaroi se të gjithë personat që nuk kanë dokumentacion të rregullt do të dëbohen nga Shqipëria.
(j.v;f.g/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Prej kohësh në media është folur për një prishje të marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Këtë të mar...
TIRANË– Bashkia e Tiranës me rastin e 100 vjetorit të kryeqytetit ka menduar që në sheshin ‘Skëndërbej’ të vendosen të gjitha fotot e kryebashkiakëve ndër...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se nuk i njeh të gjithë ministrat e qeverisë aktuale. I pyetur nga gazetarja e “Opinion”...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është shprehur se kryeministri Edi Rama është përfshirë në pisllëqe bashkë me të vëllanë, Olsi Ramën ...
TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme Arta Dade, e ftuar në studion e Abc Neës me gazetarin Endri Xhafo ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama me...
TIRANË- Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka publikuar mesazhin e disa të rinjve për Erjon Veliajn, të cilët kërkojnë drejtësi për Ardit Gjoklajn 3 vi...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi është shprehur se makina e blinduar e llojit “Lincoln”, me të cilën kryeministri Edi ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në një ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave me rastin e 100-vjetorit të Tiranës si kryeqyte...
TIRANË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas vizitës së parë që pati në Shëipëri si kryeministër dhe takimeve që zhvilloi në vendin tonë. Në n...