Politike

Votimi për imunitetin e Ballukut/ Berisha: Duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit, pavarësisht nga pozicioni që mban

Berisha gjithashtu thekson se me anë të vendimit të saj, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë qeverisë imunitet që të vjedhë sa të mundet.

17 Dhjetor 2025, 13:28 Nga D.S
Votimi për imunitetin e Ballukut/ Berisha: Duhet të mbajë
Sali Berisha

TIRANË-  Kreu i Partisë Demokoratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se bashkë me opozitën do të bëjë gjithçka që hajdutët të dalin para ligjit, pavarësisht statusit politik që mbajnë.

Berisha gjithashtu thekson se me anë të vendimit të saj, Gjykata Kushtetuese i ka dhënë qeverisë imunitet që të vjedhë sa të mundet. Ai i premton qytetarëve kjo betejë do të jetë e hapur deri sa të fitojë e drejta për të votuar të lirë.

"E kam thënë dhe e them, Gjykata Kushtetuese me vendimin e vet famëzi i dha atij licencën dhe imunitetin që qeveria të vjedhë sa të mundet. Të njëjtën gjë do ta konfirmojë dhe parlamenti. Opozita do të bëjë gjithçka, me të gjithë qytetarët, që besojnë se hajduti duhet të bëhet përgjegjës para ligjit, pavarësisht nga pozicioni që mban. Dhe ne i garantojmë qytetarët shqiptarë se, kjo betejë nuk ndalet më kurrë gjer në rivendosjen e votës së lirë, të drejtës së tyre për të votuar të lirë. Pra gjer në largimin e këtij regjimi që defakto edhe në mundësinë e fundit për të luftuar korrupsionin që është drejtësia, po e asgjëson."/Dosja.al

sali berisha gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll