Politike

Berisha: Rama është mes dy zgjedhjeve, do të dorëzojë Belindën apo Lindën

Lideri i opozitës tha se Linda Rama sipas regjistrimeve të depozituara në SPAK, ka bërë ndërhyrje direkte në përcaktimin e fituesve të tenderave kunatit të saj.

17 Dhjetor 2025, 13:19 Nga E.d
Berisha: Rama është mes dy zgjedhjeve, do të dorëzojë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama është mes dy zgjedhjeve, ku i duhet të dorëzojë Belindën ose Lindën. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se drejtësisë nuk do i shpëtojë njeri.

Lideri i opozitës tha se Linda Rama sipas regjistrimeve të depozituara në SPAK, ka bërë ndërhyrje direkte në përcaktimin e fituesve të tenderave kunatit të saj. Në fund, Berisha tha se dy pengjet, Gerond Meçe dhe Daniel Shima, u dërguan tek kryekrimineli i Elbasanit dhe kreu i kartelit të rrezikshëm të drogës, Suel Çela.

"Prisni. Kapitulli tjetër është absolutisht po kaq, në mos më shumë. Tani ai është midis dy zgjedhjeve, do të dorëzojë Belindën apo Lindën. Lindën apo Belindën. E garantoj se drejtësisë nuk do i shpëtojë njeri. Por për ta mbyllur, vetëm disa pyetje. A ke dijeni ti dhe çfarë dijenish ke, çfarë qëndrimi ke mbajtur ti ndaj dy pengmarrjeve nga bashkëpunëtori yt më i ngushtë, Ergys Agasi, ndaj Gerond Meçes dhe Daniel Shimës? A ke dijeni ti që bashkëshortja jote, sipas regjistrimeve të depozituara në SPAK, ka bërë ndërhyrje direkte në përcaktimin e fituesve të tenderave kunatit të vet, në kopshtin tënd privat, për Armand Frangun?

A ke dijeni ti se nga një biznesmen mediokër, me angazhimin direkt të familjes tuaj, Frangu u shndërrua në fituesin kryesor të tenderave ai me kompani, me prestanome dhe ortakë falso, thuhet se mund të ketë rrëmbyer 96 përqind të të gjitha tenderave? A ke dijeni ti për grabitjen në mes të rrugës të Daniel Shimës? A ke dijeni ti për dhunën që u ushtrua ndaj Gerond Meçes për të tërhequr të gjithë kërkesat në mënyrë që baxhanaku yt të fitonte tenderin? Pse të dy pengjet, Gerond Meçe dhe Daniel Shima, u dërguan tek kryekrimineli i Elbasanit dhe kreu i kartelit të rrezikshëm të drogës, Suel Çela? Cili është roli i Prodës së bandave në këto grabitje? Ky është shteti i krimit. Do përballesh me të gjithë zemërimin e qytetarëve." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama linda rama

Sondazh

Poll