Politike

"Vit absurd ky"/ Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e lindjes: Zbulova miqtë e vërtetë

Në postimin e tij, Kryebashkiaku falenderoi edhe persoant që janë kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël. Në fund, Veliaj nënvizon se ky ishte një vit absurd, por i mundësoi të zbulonte miqtë e ditëve të vështira, të cilët nuk do t’i harrojë kurrë.

17 Dhjetor 2025, 12:20 Nga E. D
"Vit absurd ky"/ Veliaj reagon nga qelia në 46-vjetorin e
Erion Veliaj

DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia për 46-vjetorin e lindjes. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Veliaj shkruan se në këtë ditëlindje të pazakontë është gëzuar pa masë nga letrat dhe urimet që ka marrë. 

Në postimin e tij, Kryebashkiaku falenderoi edhe persoant që janë kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin e tij të vogël. Në fund, Veliaj nënvizon se ky ishte një vit absurd, por i mundësoi të zbulonte miqtë e ditëve të vështira, të cilët nuk do t’i harrojë kurrë.

Postimi i Veliajt:

Më gëzuan pa masë letrat e urimet tuaja këtu në Durrës, në këtë ditëlindje të pazakontë. Ju falenderoj nga zemra që jeni kujdesur për nënën, bashkëshorten dhe djalin tim të vogël përgjatë këtyre 10 muajve. Vit absurd ky, por zbulova miqtë e ditëve të vështira e që nuk do i harroj kurrë! Ju dua shumë e ju përqafoj me mall! Faleminderit nga!

erion veliaj

Sondazh

Poll