Politike

Tenderat e AKSH-it/ SPAK kontrolle në banesat dhe bizneset e bashkëpunëtorëve të Ermal Beqirajt

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka miratuar kontrolle personale dhe në banesat e Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Kreshnik Tërnova, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektit ”Merkaj 3’.

17 Dhjetor 2025, 13:09 Nga I.A
Tenderat e AKSH-it/ SPAK kontrolle në banesat dhe bizneset e
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur disa kontrolle në partnerët dhe bashkëpunëtorët e biznesmenit Ermal Beqiraj. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka miratuar kontrolle personale dhe në banesat e Gëzim Toska, Renato Hristiç, Elon Ciko, Elgerti Bixha, Kreshnik Tërnova, Arjola Koromani, Endri Merkaj, si dhe subjektit ”Merkaj 3’.

Dyshohet se nga kontrollet janë sekuestruar materiale të ndryshme, si celularë, dokumente si dhe pajisje kompjuterike. Ndërkohë që ditën e djeshme SPAK dhe BKH ka zhvilluar kontrolle në banesën dhe bizneset e Ergys Agasit, Ermal Beqirit, Mirlinda Karçanajt dhe zëvendëses së saj Hava Delibashi, si dhe 4 të dyshuarve të tjerë.

Hetimet e SPAK për tenderat e AKSH-it

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Më datë 16 dhjetor, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj u paraqit më 3 dhjetor në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të një hetimi për abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton. Ndërsa në banesa dhe zyrat e biznesit të Ergys Agasit janë kontrolluar me urdhër të SPAK në muajin qershor. /Dosja.al

ergys agasi ermal beqiri mirlinda karçanaj hava delibashi endri merkaj arjola koromani gëzim toska elon ciko kreshnik tërnova renato hristiç

Sondazh

Poll