Politike

‘Ka rënë dakord me Ramën’/ Berisha publikon përgjimet ku zbulohet emri i kryeministrit: Një do ta marrë ky super k.... ia ka premtuar Rama

Gjatë një konference për mediat, Berisha ka publikuar mesazhet e zhvilluara mes Ballukut dhe Evis Berberit, ku ndër to zbulohet dhe emri i kryeministrit Rama.

17 Dhjetor 2025, 13:04 Nga E.d
‘Ka rënë dakord me Ramën’/ Berisha publikon
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se autori i vërtetë për çështjen e tunelit të Llogarasë dhe tendera të tjerë është Edi Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha ka publikuar mesazhet e zhvilluara mes Ballukut dhe Evis Berberit, ku ndër to zbulohet dhe emri i kryeministrit Rama.

Lideri i opozitës tha se këto janë vetëm maja e ajsbergut e mesazheve që Edi Rama ka dërguar vetë direkt për të ndarë paratë me kompanitë. Në fund, Berisha tha se janë të gjitha në Unazën e Madhe dhe se tuneli u nda në  97 milionë.

"Tani unë kam sjellë provat, kam sjellë dokumentin, në të cilin faktohet se jo vetëm në tunelin e Llogarasë, por edhe në tendera të tjerë, autori i vërtetë është Rama. Do t’u sjell secilit prej jush këtë fletë se është histori shumë interesante. Në orën 18.02, Evis Berberi: Kuptova, i thotë. Në orën 18:05, Lubi Balluku: Ke një supervizion mirëmbajtje. Në orën 18:04, Evis Berberi: Po, më thuaj. Në orën 18:07, Lubi Balluku ka dërguar një fotografi si ajo nga sistemi elektronik i prokurimeve, në të cilat janë listuar procedurat e publikuara nga autoriteti rrugor shqiptar me datën 17.03.2002, konkretisht loti 4. Kontrata D, supervizion punimesh mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit jugor. Loti 3, kontrata C, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë akset kryesore të rajonit qendror dhe juglindor. Loti 2, kontrata B, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të rajonit qendror dhe verilindor.

Loti 1, kontrata A, supervizion punimesh, mirëmbajtje me performancë të akseve kryesore të rajonit verior. Pasi dërgon këtë fotografi, në orën 18:08 deri 18:09, Lubi Balluku thotë: për këtë flet ky se ka rënë dakord me Ramën. Urdhëroni! Ka rënë dakord me Ramën. E dyta, pse ia ke bërë për tre vite, se është çmenduri, merru me këto se do të më çmendësh. Sqaroji atij kurve që nuk do të hapë procese të reja se nuk lejojnë financat. Në orën 18:09, Evis Berberi: Ok. Në orën 18:09, Lubi Balluku: Çfarë janë këto supervizione që paske hapur ti? Në orën 18:10, Evis Berberi: Janë për tre vite, janë të mirëmbajtjes.

‘Ka rënë dakord me Ramën’/ Berisha publikon

Në orën 18:10, Lubi Balluku: Kanë mirëmbajtjet supervizion? I ke hapur ti? Epo një do ta marrë super k.... Shikoni çfarë gjuhe, nuk mund ta shqiptoj. Çfarë llumi në zyrat e qeverisë. Se ia ka premtuar R... Ia ka premtuar Rama. Në orën 18:11, Evis Berberi: PO, BB i kishte një të madhe, unë ndava që të akomodonim sa më shumë. Lubi Balluku: Nuk më pëlqen fare që unë nuk di çfarë bën ti. E dëgjoni tani, drejtori direkt me Ramën komunikimin. Nuk di ministrja, që nuk duhet të dijë as ministrja, as kryeministri. Nuk kanë pse të dinë. Duhet të dijë ligji. Unë nuk di fare se çfarë bën ti. Në orën 18:11, Evis Berberi: Po kë të dojë, e ka fjalën për Ramën. Në orën 18:18, Lubi Balluku: Jo kë të dojë. Pra, këto janë vetëm maja e ajsbergut e mesazheve që Edi Rama ka dërguar vetë direkt për të ndarë paratë me kompanitë. Këto janë të gjitha në Unazën e Madhe. Tuneli u nda, 97 milionë. Tani janë të Unazës këto. Të freskëta." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama opozita

Sondazh

Poll