Politike

E ngarkuara me punë e SHBA Nancy VanHorn takohet me Agron Shehajn/ Ambasada: Opozita aktive, rol thelbësor në demokraci

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ambasada bën me dije se janë të përkushtuar që të punojnë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve.

17 Dhjetor 2025, 12:47 Nga E. D
E ngarkuara me punë e SHBA Nancy VanHorn takohet me Agron Shehajn/
pamje nga takimi

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn është takuar sot me kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. Lajmin për takimin e ka njoftuar ambasada amerikane, e cila ka zbardhur edhe diskutimet mes tyre. 

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ambasada bën me dije se janë të përkushtuar që të punojnë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve.

Postimi:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona.

E ngarkuara me punë e SHBA Nancy VanHorn takohet me Agron Shehajn/

nancy vanhorn agron shehaj

Sondazh

Poll