Politike

"Rama po bën një grusht shteti"/ Berisha: Qytetarët do i përgjigjen me një reagim të thelluar më 22 dhjetor

Nga zyra e selisë blu, lideri demokrat tha se drejtësia nuk mund të pengohet.

17 Dhjetor 2025, 13:24 Nga E.d
"Rama po bën një grusht shteti"/ Berisha: Qytetarët do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama po bën një grusht shteti. Sipas tij  marrja ose bllokimi i pushtetit të drejtësisë shënon në vetvete grusht shteti brenda shtetit. 

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se qytetarët do i përgjigjen me një reagim të thelluar më 22 dhjetor. Nga zyra e selisë blu, lideri demokrat tha se drejtësia nuk mund të pengohet.

Ai u shpreh se gjatë kohës kur PD ishte në pushtet zëvendëskryeministri dha dorëheqjen pa ardhur nga prokuroria kërkesa. Në fund, kryedemokrati tha se këto ishin standardet e një vendi demokratik. 

"Data 22 është fillimi i një beteje, të cilën do ta fitojnë qytetarët. Kjo ngrehinë e kalbur, e ngritur mbi vjedhjen e shqiptarëve, mbi drogën, krimin, po shpërbëhet dhe ne do i japim shtytjen e fundit. Kjo ngrehinë e kalbur nuk ka më të ardhme. Pritet vetëm guximi ynë për ta arkivuar në honet e turpit të historisë. Kjo është e vërteta. Nuk ndodh... Kjo që po bën Edi Rama mban erë si një lloj grushti shteti sepse marrja ose bllokimi i pushtetit të drejtësisë, marrja përsipër e pushtetit të drejtësisë, shënon në vetvete grusht shteti brenda shtetit. Ne po e ndjekim, por në mënyrë absolute do i përgjigjemi me të gjithë forcën tonë.

Drejtësia nuk mund të pengohet. Jo! Ne kemi dhënë shembuj, kurrë ne nuk kemi bërë përpjekjen më të vogël. Kur ne ishim në pushtet, zëvendëskryeministri për këta çakenj që dalin në studio dhe mohojnë çdo gjë, dhe mbrojnë problemet e tyre me Skapin, zëvendëskryeministri dha dorëheqjen pa ardhur nga prokuroria kërkesa. Pa ardhur. Më 14 janar Ilir Meta. Bazuar në një dokument të manipuluar fund e krye nga Edi Rama dhe Filip Çakulli. Ministrat dorëzuan imunitetin, dhanë dorëheqjen. Këto ishin standardet e një vendi demokratik. Kurse ky lë të kuptohet se nuk ka ndërmend. Do bëjë një studim të thelluar si udhëheqësi i reformës në drejtësi. Edhe populli do bëjë një reagim të thelluar. Ndaj dhe përballu me popullin." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama 22 dhjetor

Sondazh

Poll