Politike

Berisha: Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve vetëm në një celular

Në këtë deklaratë për shtyp, ai thotë se, pas vendimit të SPAK, Balluku ajo u drejtua menjëherë selisë së PS-së dhe 'i kërcënoi.

17 Dhjetor 2025, 12:52 Nga D.S
Berisha: Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve vetëm
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot akuza ndaj qeverisjes së Ramës. Në këtë deklaratë për shtyp, ai thotë se, pas vendimit të SPAK, Balluku u drejtua menjëherë selisë së PS-së dhe i kërcënoi.

Berisha akuzon Ramën dhe qeverinë e tij për debatin, duke thënë se e përdori për vetëmbrojtje në një kohë kur mesazhet mes Ballukut dhe Berberit 'i prishën punë'.

"Unë u kisha informuar ju dhe qytetarët shqiptarë se Lubia, dhe ju lutem shumë mos i thoni Luba, se Luba shkon në drejtim të dashurisë, kurse Lubia shkon në drejtim të kuçedrës. Po merr me vete Ramën. Unë u kisha informuar ju se menjëherë pas komunikimit të aktakuzës, ajo shkoi direkt në kryeministri dhe i tha se do të marr me vete.

Dhe atëherë, për të qartësuar opinionin publik, u detyrova t’i referohem legjendës apo përrallës ‘keni parë, nuk keni parë, shkon një i vdekur me një të gjallë, hipur të dy në një kalë’. Lubia e mori për krahu të nesërmen në selinë e PS, mblodhi gjithë qeverinë dhe kryesinë, dhe me tonet më kërcënuese u tha se cilido që të flasë, do ta marr me vete. Dhe Rama, i palosur, tha se Skapi është kundër PS, Lubia nuk ka bërë asgjë, gjithë problemi është tek unë.

Këtu para jush u informova se në debatin 7-orësh, ku Rama në vetëmbrojtje, si trumcaku që harron, nuk mban mend ato që bën, i kthehet dhe i thotë, ato mesazhet na prishën shumë punë. Cilat mesazhe, i thotë Lubia. Mesazhet në telefonin e Evis Berberit. Po të tuat janë shumë më keq, shumë më komprometuese. Pale pastaj që i rikujtoi se Evis Berberi ka vetëm në një celular 403 minuta video të të gjitha llojeve. Rama u palos," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd rama

Sondazh

Poll