Bota

Fotot që po bëjnë xhiron e botës/ Kinezët veshin me maska dhe kostume plastike kafshët shtëpiake për të shmangur korona

13 Shkurt 2020, 08:31 Nga DOSJA
Fotot që po bëjnë xhiron e botës/ Kinezët veshin me

KINË– Pronarët e kafshëve kinezë kanë kanë  publikuar në rrjetet sociale sesi po i mbrojnë kafshët e tyre nga koronavirusi, pavarësisht se shumë qytetarë të tjerë kanë lënë pas edhe fëmijët për të mos u infektuar, por në këtë rast tregohet kujdesi për kafshët.  Edhe pse është njoftuar që ky virus mund të përçohet edhe nga kafshët.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që të tregojë se tendosja e koronavirusit që ka lënë të paktën 1361 viktima, mund të kalohej tek kafshët shtëpiake, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.

Këto foto fantastike janë i janë dërguar një blogereje në Kinë pasi shumë kinezë kanë nxjerrë me këto veshje  kafshët e tyre. (Shiko të gjitha fotot këtu )

Më pas fotot u bënë virale, për të treguar më shumë kujdesin ndaj kafshëve edhe në këtë kohë  rreziku. Blogerja, e cila ka më shumë se 2.6 milion fansa në Weibo, pohoi se fotografitë i janë dërguar asaj nga  ndjekësit e  saj, por nuk dihet ende se në ç’vend të Kinës janë shkrepur.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1361  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  60 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1361 viktima ne kine koronavirusi në kinë 1361 viktima ne kine koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll