Bota

Evakuohet banka më e madhe e Singaporit, një person ishte i prekur nga koronavirusi, largohen dhe 300 të tjerë

12 Shkurt 2020, 17:03 Nga DOSJA
Evakuohet banka më e madhe e Singaporit, një person ishte i prekur nga

SINGAPOR– Rreth 300 punonjës janë evakuar nga banka më e madhe e Singaporit, DBS, pasi u zbulua se një punonjës ishte i prekur nga koronavirusi vdekjeprurës.

Të gjithë punonjësit kishin punuar në të njëjtin kat me personin e prekur nga virusi, i cili më pas u dërgua menjëherë në shtëpi.

Pak ditë më parë në Singapor janë raportuar 47 raste të virusit  Grand Prix kineze e Formula 1, e cila do të zhvillohej në Shanghai më 19 Prill tashmë është shtyrë. Organi drejtues i Motorsport FIA tha  që ishin marrë masa  “me qëllim  sigurimin e  shëndetit dhe sigurisë së stafit udhëtues, pjesëmarrësve të kampionatit dhe tifozëve”. 

Po ashtu vendime të ngjashme për shkak të koronavirusit pak kohë më parë morën  Vodafone dhe Nokia, të cilat u tërhoqën nga Kongresi Botëror i Mobile në Barcelonë.

Organizatorët GSMA kanë thënë se  po vazhdojnë të “monitorojnë nga afër situatën” por megjithatë zyrtarja e lartë e shëndetësisë në Katalonja, Alba Verges është shprehur se  nuk kishte asnjë arsye për të anuluar ndonjë ngjarje në Barcelonë.

Marrë nga BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alba verges coronavirus kongresi botëror i mobile alba verges coronavirus kongresi botëror i mobile

Sondazh

Poll