Bota

Pas vendimit për uljen e pagave të ministrave, Kurti shkarkon nga detyra djalin e Ibrahim Rugovës

12 Shkurt 2020, 19:54 Nga DOSJA
Pas vendimit për uljen e pagave të ministrave, Kurti shkarkon nga

KOSOVË– Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, që është zyrtarisht mbledhja e parë, ka marrë vendim për shkarkimin e koordinatorëve, të cilët ishin emëruar nga Ramush Haradinaj.

Në mesin e koordinatorëve të shkarkuar është edhe Mendim Rugova, djali i Presidentit historik Ibrahim Rugovës. Mendim Rugova, në vitin 2018, ishte caktuar koordinator nacional për ambientin.

Kryeministri i ri i Kosovës,  Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë shfuqizoi vendimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave. Me këtë vendim shefi i ri i qeverisë i ka ulur pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe shumë zyrtarëve të tjerë të lartë.  Nga ky vendim nuk preken pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Gjithashtu është marrë vendim që zyrtarët që e kanë përfunduar mandatin të mos vazhdojnë të marrin përfitime.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti shkarkohet mendim rugova vendimi i kurtit për pagat albin kurti shkarkohet mendim rugova vendimi i kurtit për pagat

Sondazh

Poll