Bota

Akuzohet për mbajtjen e emigrantëve në det, Senati i heq imunitetin Matteo Salvinit

12 Shkurt 2020, 16:23 Nga DOSJA
Akuzohet për mbajtjen e emigrantëve në det, Senati i heq

ITALI- Senati i Italisë ka votuar për të lejuar prokurorët të vënë në gjyq liderin e ekstremit të djathtë Matteo Salvini për akuzat e mbajtjes së emigrantëve në det. Salvini, i cili më parë shërbeu si ministër i brendshëm i Italisë, është akuzuar për mbajtjen e paligjshme të njerëzve në një varkë jashtë Siçilisë për ditë të tëra në gusht 2019.

Rreth 116 migrantë mbetën në Gregoretti afër një javë.Të mërkurën, një shumicë e senatorëve votuan që gjyqi i liderit të Ligës anti-imigrim të vazhdojë përpara. Salvini ka thënë vazhdimisht se dëshiron të shkojë në gjykatë. Ai i tha dhomës që ai dëshironte “t’i tregonte botës” se politikat e tij të migracionit “shpëtuan dhjetëra mijëra jetë”.

“Unë jam absolutisht i qetë dhe krenar për atë që kam bërë. Dhe do ta bëj atë përsëri, sapo të kthehem në qeveri,” tha ai më vonë. Senatorët nga partia e tij League u larguan nga dhoma në vend se të merrnin pjesë në votimet e së mërkurës.

Burimi: BBC

(a.m/dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni matteo salvini matteo salvini

Sondazh

Poll