Bota

Lufta kundër virusit/ Tejkalon shifrat e së hënës, koronavirusi vret 242 njerëz brenda 24 orëve

13 Shkurt 2020, 07:28 Nga DOSJA
Lufta kundër virusit/ Tejkalon shifrat e së hënës,

KINË– Në Kinë gjendja ka kaluar çdo pritshmëri, pasi numri i viktimave sa vjen dhe rritet.

Sipas mediave të huaja pas të hënës që ishte dita e parë që vdisnin 100 njerëz brenda 24 orëve, sot është mësuar se kanë humbur jetën edhe 242 persona të tjerë, një shifër kjo teje alarmante pasi rrezikon çdo jetë njeriu.

Sipas bilancit të publikuar nga qeveria kineze nga 33 mijë e 693 pacientë të shtruar në Hubei, 1437 janë në gjendje kritike për jetën. Autoriteti shëndetësor deklaron se 3 mijë e 441 pacientë të tjerë janë shëruar, duke u larguar nga ambientet e spitaleve.

Ndërkohë kujtojmë që ditën e djeshme OBSH, bëri një thirrje alarmante për botën mbarë se nëse nuk reagoni ndaj virusit, pasojat do të jenë të rënda.

Koronavirusi në Kinë ka shkaktuar vdekjen 1361  njerëzve, përfshirë një në Filipine dhe një Hong Kong, ndërsa raportohet se në shkallë globale janë të infektuar mbi  60 mijë njerëz. Ky virus u përhap fillimisht në Whan, në Kinë por me lëvizjen e njerëzve të infektuar virusi është përhapur në 25 vende të Botës. OBSH ka dërguar në Kinë një grup ekspertësh ndërkombëtarë prej 10-15 persona për të ndihmuar në gjendjen alarmante të Koronavirusit, ndërsa BE-ja ka njoftuar se më 13 shkurt do  të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme për Koronavirusin. Dje gjithashtu OBSH  ka ndryshuar emrin e këtij virusi vdekjeprurës, nga Koronavirus në Covid-19.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1361 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine 1361 viktima ne kine koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll