Bota

Mini-Shengeni Ballkanik/ Albin Kurti: Nuk e përjashtoj apriori pjesëmarrjen në tryezë

13 Shkurt 2020, 06:27 Nga DOSJA
Mini-Shengeni Ballkanik/ Albin Kurti: Nuk e përjashtoj apriori

Kosovë- Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti ka folur së fundmi për mini-Shengenin Ballkanik. Gjatë një interviste për “Rubikon” në KTV, Kurti  e ironizoi mini Shengenin duke e quajtur më shumë një ide sesa një projekt konkret.Vëretja tjetër e tij ishte se ky proces nuk mund të fillohet duke pasur si partner kryesor Serbinë.

“Unë nuk mendoj që kjo është një përpjekje për ringjalljen e Jugosllavisë, por as e përjashtoj që në Serbi ta imagjinojnë si një nismë për krijimine Jugosllavisë së katërt” tha ai.

Megjithatë Albin Kurti nuk e përjashtoi kategorikisht mundësinë që të ulet në tryeza për këtë nismë. “Ne nuk i kemi në duar dokumentat e tre takimeve të para. Vetëm pasi të njihemi me to do të vendosim në qeverinë e Kosovës”. Nuk e perjashtoj apriori pjesmarrjen ne tryezë”, u shpreh ai.

Më 21 dhjetor  u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-Shengenit. Përveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë mori pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç. Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti mini shengeni ballkanit albin kurti mini shengeni ballkanit

Sondazh

Poll