Zbulohet virusi i ri në Brazil, nuk ngjan me asnjë tjetër në botë, emri i veçantë që i kanë vënë shkencëtarët
12 Shkurt 2020, 20:25Nga DOSJA
BRAZIL- Në një liqen të Brazilit, shkencëtarët kanë zbuluar një virus misterioz, i cili nuk parë ndonjëherë deri tani. Virusin e ri e kanë emërtuar me emrin e një sirene, e cila sipas gojëdhënave i mashtronte ushtarët për t’u futur në ujë dhe për t’i mbytur.
Yaravirusi, që e mori emrin nga sirena mitologjike Yara, i ka lënë shkencëtarët të habitur, sepse duket se nuk lidhet me asnjë virus tjetër në botë. Sipas hulumtimeve, 90 për qind e gjeneve të këtij virusi nuk janë parë kurrë më herët, dhe kjo e bën atë tejet të veçantë. Yaravirusi u dokumentua nga shkencëtarët në janar pas u zbulua krejt papritur në liqenin Pampulha, pranë qytetit Belo Horizonte. Ekspertët e analizuan ADN-në e tij dhe i gjetën 74 gjene.
Vetëm gjashtë prej tyre ishin regjistruar më parë në literaturën mjekësore. Studimi u krye në Universitetin Federal të Minas Gerais-it. Njëri prej autorëve të studimit tha se “yaravirusi i zgjeron njohuritë tona për diversitetin e viruseve. Shkencëtarët besojnë se Yaravirusi është rasti i parë i izoluar i një grupi të panjohur të viruseve amebale.
“Do të ishte e nevojshme të izolohen viruse të reja të ngjashme me Yaravirus për të përmirësuar analizën tonë dhe të përpiqemi të përcaktojmë origjinën e tyre,” tha Jônatas Abrahão, një profesor i asociuar në Universitetin Federal.
KOSOVË– Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë, që është zyrtarisht mbledhja e parë, ka marrë vendim për shkarkimin e koordinatorëve, të...
FRANCË -Emmanuel Macron ka dalë në mbrotje të adoleshentes e cila disa ditë më parë sulmoi islamin me një video që postoi në rrjetin e saj të instagramit k...
TIRANË– Qindra shkencëtarë do të mblidhen në Stamboll për të diksutuar mbi problemet reale të këtij qyteti. Në një status në rrjetet sociale, Bora Zu...
SINGAPOR– Rreth 300 punonjës janë evakuar nga banka më e madhe e Singaporit, DBS, pasi u zbulua se një punonjës ishte i prekur nga koronavirusi vdekjeprurës.Të ...
ITALI- Senati i Italisë ka votuar për të lejuar prokurorët të vënë në gjyq liderin e ekstremit të djathtë Matteo Salvini për akuzat e mbajtjes së emigrantëve në...
BOTË- Novel Coronavirus-i filloi në dhjetor në qytetin kinez të Wuhanit, në provincën Hubei. Tani, është përhapur në 27 vende dhe territore të tjera, dhe k...
ITALI-Një avion i vogël turistik është rrëzuar mëngjesin e ditës së sotme në Sirakuzë të Italisë, ku humbën jetën dy persona që ndodheshin në bord.Sipas mediave...
SHBA– Udhëzimi, i raportuar për herë të parë nga revista Forbes, do të kufizojë qëndrimin e studentëve ndërkombëtarë në Shtetete e Bashkuara.Cili është rr...
HOLANDË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Holandë, ku në dy qytete të ndryshme kanë shpërtheyr bomba.Sipas mediave të huaja bombat e ven...