Bota

Albin Kurti: Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe nëse Beogradi nuk kërkon falje për genocidin 

12 Shkurt 2020, 20:56 Nga DOSJA
Albin Kurti: Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe

KOSOVË– Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ndodhet në “krizë” për shkak të tarifës.Kurti ka deklaruar se si shef i ekzekutivit të vendit, do ta udhëheqë palën kosovare në bisedimet me palën serbe, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Kryeministrri i ri është shprehur i gatshëm të bisedojë me zyrtarët serbë, pavarësisht nëse Beogradi zyrtar kërkon apo jo falje përgenocidin në Kosovë.

“Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje”, ka deklaruar Kurti në KTV, të mërkurën.

Ndër të tjera Kurti ka thënë se ka mundur të takohet në të kaluarën me zyrtarët e lartë serbë, por takimet nuk kanë ndodhur, për shkak se “ata nuk kanë ardhur”.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti dialogu me serbine albin kurti dialogu me serbine

Sondazh

Poll