Sport

Del autopsia e Bryant, basketbollisti dhe vajza Gianna varrosen në një ceremoni mortore sekrete

12 Shkurt 2020, 15:22 Nga DOSJA
Del autopsia e Bryant, basketbollisti dhe vajza Gianna varrosen në një

SHBA- Legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe e bija të cilët humbën jetën në një aksident ajror më 26 janar të këtij viti, janë varrosur në një ceremoni tërësisht private, ku morën pjesë vetëm njerëzit e afërt dhe familjarët.

Të gjithë detajet e ceremonisë janë mbajtur sekret dhe në të nuk ka pasur asnjë fotograf të pranishëm, ndërsa gjithçka është zbuluar vetëm nga çertifikata e vdekjes, e publikuar nga autoritetet vendase.

Ndërkohë së fundmi është publikuar certifikata e vdekjes së basketbollistit nga ku janë zbuluar edhe shkaqet që i morën jetën personave që ishin në bordin e helikopterit. Sipas dokumentit, mësohet se vdekja ka qenë e menjëhershme, për shkak të traumave të rënda.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport autopsia e kobe bryant kobe bryant autopsia e kobe bryant kobe bryant

Sondazh

Poll