Sport

Lajm i mirë për futbollin, FIFA hap fond për lojtarët që nuk janë paguar

11 Shkurt 2020, 20:06 Nga DOSJA
Lajm i mirë për futbollin, FIFA hap fond për lojtarët

Lajm i mirë për futbollin. FIFA e Fifpro kanë arritur një akord për krijimin e “Fondit FIFA” për futbollistët që nuk marrin pagat në kohë. Ky projekt synon t’u japë mbështetje financiare futbollistëve, në mënyrë që të marrin pagat e prapambetura.

Ky fond do të jetë aktiv prej 1 korrikut 2020 dhe gjithsej ka vendosur 16 milionë dollarë deri në vitin 2022, shifër që do të ndahet në 4 pjesë: 3 mln dollarë në 2020, 4 mln dollarë në 2021 dhe 4 mln dollarë në 2022, plus 5 mln dollarë për ata që nuk janë paguar nga korriku 2015 deri në qershor 2020.

Kjo nuk do të thotë se do të ketë mbulim për të gjithë lojtarët në botë, por pritet të ketë një përmirësim.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fondi fifa futbollistet pagat fondi fifa futbollistet pagat

Sondazh

Poll