Sport

Njihuni me arbitren femër, do gjykojë ndeshjen Kukësi-Lushnja

12 Shkurt 2020, 11:20 Nga DOSJA
Njihuni me arbitren femër, do gjykojë ndeshjen Kukësi-Lushnja

TIRANË- Ditën e sotme do të luhen të gjitha ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Disa takime kanë interes për shkak të rezultatit të takimit të fundit, ndërsa disa të tjera duket se i kanë tashmë fituesit për fazën tjetër.

Një ndër ndeshjet me interes është ajo midis ekipit të Kukësit dhe Lushnjes, që u mbyll në takimin e fundit me fitoren e verilindorëve me rezultatin 1-0.

Sot do të zhvillohet ndeshja e kthimit dhe kjo sfidë do të gjykohet nga një arbitre femër. Për këtë ndeshje e drejta e vendimit i është dhënë Mirela Cemerit.Kujtojmë që për vitin 2019 Cemeri u zgjodh arbitrja më e mirë femër.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kategoria superiore kukesi lusnja kategoria superiore kukesi lusnja

Sondazh

Poll