Sport

Kupa e Shqipërisë/ Mësohen çiftet çerekfinaliste

12 Shkurt 2020, 14:46 Nga DOSJA
Kupa e Shqipërisë/ Mësohen çiftet çerekfinaliste

Mësohen çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë. Nuk ka derbi, pasi ekipi i Partizanit u eliminua befasisht nga skuadra e Besëlidhjes, që do të përballet me Tiranën që kaloi me sukses ekipin e Kastriotit. Sigurisht për të kaluar më tej favoritë janë bardheblutë.

Çifti tjetër në grupin A është Teuta-Vllaznia, një sfidë e gjitha për t’u parë. Të dyja ekipet duan pjesëmarrjen në kupat e Europës dhe do tentojnë t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

Në grupin B Kukësi e kishte hedhur një hap përpara me Lushnjën që në takimin e parë. Verilindorët, fituesit në fuqi të Kupës së Shqipërisë, do të përballen me Apoloninë në çerekfinale. Skënderbeu gjithashtu është kualifikuar dhe në turin tjetër do të ndeshet me Bylisin, që eliminoi skuadrën e Laçit.

Çiftet çerekfinaliste
Tirana – Besëlidhja
Vllaznia – Teuta
Apolonia – Kukësi
Bylis – Skënderbeu

(e.ç.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apolonia – kukësi bylis – skënderbeu teuta-vllaznia tirana-vllaznia apolonia – kukësi bylis – skënderbeu teuta-vllaznia tirana-vllaznia

Sondazh

Poll