Sport

Luiza Gega nuk mjaftohet me çmimet, atletja shqiptare shpallet më e mira e kontinentit për rezultatet e muajit janar

12 Shkurt 2020, 11:49 Nga DOSJA
Luiza Gega nuk mjaftohet me çmimet, atletja shqiptare shpallet më e

Vrapuesja e njohur shqiptare Luiza Gega është shpallur si atletja më e mirë në Kontinent. Ajo nuk mjaftohet me arritjet e saj, por në çdo garë ku merr pjesë punon fort të vlerësohet për talentin dhe punën e saj.

Gega ka marrë vlerësimin si sportistja më e mirë në kontinent për muajin janar 2020, ditën e djeshme nga European Athletics.

Gega në konkursin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, fillimisht është bërë pjesë e sondazhit nga ku u përzgjodhën edhe 5 sportistet më të mira.

Ndërkohë në bazë të votave të mbledhura, sportistja shqiptare është shpallur edhe si më e votuara, për sa i përket performancës së saj në muajin janar  2020.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport federata ndërkombëtare e atletikës luiza gega federata ndërkombëtare e atletikës luiza gega

Sondazh

Poll