Sport

Kjo nuk i shkonte askujt ndër mend: Klopp sapo mori një refuzim publik!

11 Shkurt 2020, 21:54 Nga DOSJA
Kjo nuk i shkonte askujt ndër mend: Klopp sapo mori një refuzim

Philippe Coutinho nuk ia doli te Barcelona dhe po kështu as te Bayern Munchen. Mesfushori brazilian aktualisht është i huazuar në Mynih dhe pritet që bavarezët të mos paguajnë 120 mln euro për kartonin e tij.

Sipas mediave angleze, trajneri Jurgen Klopp ka shfaqur interes për ish-lojtarin e tij. I vetmi klub ku ai realisht ka treguar veten ka qenë Liverpool dhe kjo mund të përsëritet si një histori suksesi.

Sidoqoftë, braziliani duket se nuk e ka mendjen aty. “Liverpool po fluturon dhe nuk më befason aspak, sepse kanë një skuadër fantastike dhe një super trajner. Jam i lumtur për ecurinë e tyre. Atje kam shumë miq, por nuk shoh pas. Kam zgjedhur një rrugë dhe do e vazhdoj kështu”, ka deklaruar Cou.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coutinho klopp liverpool coutinho klopp liverpool

Sondazh

Poll