Sport

Tronditet futbolli anglez, disa klube u marrin pará fëmijëve për të shoqëruar lojtarët

12 Shkurt 2020, 13:40 Nga DOSJA
Tronditet futbolli anglez, disa klube u marrin pará fëmijëve

ANGLI- Jemi mësuar të dëgjojmë se klubet bëjnë çdo gjë për të fituar para në mënyra të ndryshme. Disa klube nga Premier League dhe Championship janë duke fituar pará në një mënyrë jo të zakonshme, pasi po përfitojnë nga fëmijët që dalin me futbollistët para ndeshjes.

Tabloidi anglez “The Telegraph”, ka publikuar një shkrim ku thekson se disa klube nga Premier League, por edhe Championship janë duke shfrytëzuar në mënyrë jo korrekte fëmijët që dalin me futbollistët para ndeshjes. Këto klube thuhet se janë duke iu marr para fëmijëve pará për të parakaluar me lojtarët dhe shifra më e lartë shkon deri në 700 £ për një ndeshje.

West Ham, Nottingham Forest, Norwich dhe Aston Villa janë disa nga klubet që i kërkojnë fëmijëve pagesa nga 500-700 £ për ndeshjet e tyre më të mëdha, pavarësisht ankesave nga tifozët. Këto klube zakonisht marrin lojtarët e tyre nga moshat e akademisë, ndërsa në raste speciale nëse është dikush i ftuar, nuk paguan.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport aston villa futbolli ne angli premier league the telegraph aston villa futbolli ne angli premier league the telegraph

Sondazh

Poll