Sport

Barcelona po vuan, mos vallë do të vijë shansi i madh për Rey Manajn?

11 Shkurt 2020, 21:34 Nga DOSJA
Barcelona po vuan, mos vallë do të vijë shansi i madh për

Nuk besojmë se ka futbollistë në botë, të cilët urojnë dëmtimin e shokut të skuadrës, por shpesh pikërisht dëmtimet janë ato që i japin shansin një lojtari.

Te Barcelona aktualisht ka shumë dëmtime dhe “fatlumi” i kësaj situate problematike është shqiptari Rey Manaj. Ousmane Dembele ka humbur sezonin – ashtu si edhe Kampionatin Europian – dhe bashkë me të në Finlandë është operuar dhe Hiroki Abe.

Japonezi ka humbur sezonin, ashtu si edhe Luis Suarez, i cili pas dëmtimit në gju do të jetë së paku 4 muaj jashtë fushave. Sulmuesi kuqezi bashkë me Kike Saverion janë dy opsionet e vetme të sulmit te Barcelona.

Tani të gjithë imagjinojmë Manajn bashkë me gjeniun Leo Messi në sulm…

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona manaj shans barcelona manaj shans

Sondazh

Poll