Sport

Milani me sytë nga talentet, Boban-Maldini duan talentin e Zurich

11 Shkurt 2020, 20:23 Nga DOSJA
Milani me sytë nga talentet, Boban-Maldini duan talentin e Zurich

Milani është në kërkim të talenteve. Emri i radhës në merkaton kuqezi është Becir Omeragic. Qendërmbrojtësi luan për Zurich, ku ka bërë paraqitje të mira sivjet.

18-vjeçari ka luajtur 7 ndeshje si titullar dhe ka fituar vëmendjen e shumë ekipeve. Ai ka të dhëna të mira, pasi është 187 cm i gjatë dhe luan mirë me topin. Milani është ulur në bisedime me zviceranët, por kërkesa e tyre i ka trembur.

Ata duan 7 milionë euro për futbollistin e ri. “Djalli” nuk do të paguajë një shifër të tillë, pasi i duket e ekzagjeruar, por bisedimet vazhdojnë sërish. Boban dhe Maldini duan ta kenë në ekip futbollistin me origjinë boshnjake.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato milan omeragic merkato milan omeragic

Sondazh

Poll