Sport

I përuluri Guardiola: Po më dhatë ekip tjetër, nuk do të kem kaq sukses

11 Shkurt 2020, 18:10 Nga DOSJA
I përuluri Guardiola: Po më dhatë ekip tjetër, nuk do

Pep Guardiola mendon se është me fat që ka një skuadër si Manchester City. Ai nuk e sheh veten si më të mirin në botë dhe këtë e ka thënë me përulësinë më normale në botë.

“Çfarë do të thotë trajneri më i mirë në botë? Unë nuk e di kuptimin. Nuk e kam menduar kurrë diçka të tillë, as kur kam fituar 6 tituj radhazi te Barcelona, as kur kam fituar tripleta”, ka deklaruar Pep.

“Në futboll ka shumë trajnerë të mirë. Unë kam pasur fatin që kam punuar me lojtarë kampionë. Më jepni një skuadër tjetër që nuk është Manchester City dhe e sigurt se nuk do kisha kaq sukses”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport city guardiola trajneri city guardiola trajneri

Sondazh

Poll