Sport

Manchester United për dy vjet nuk kishte zbuluar problemin e Lukakut, Inter e zgjidhi për disa ditë!

11 Shkurt 2020, 18:28 Nga DOSJA
Manchester United për dy vjet nuk kishte zbuluar problemin e Lukakut, Inter

Romelu Lukaku po kalon një moment fantastik tek skuadra e Interit.

Nuk ka dyshim se forma e dobët që kaloi te Manchester United është një kujtim i largët, nga 27 gola të shënuar brenda 52 ndeshjeve në sezonin e parë, në edicionin e dytë në Old Trafford, ai i shënoi vetëm 15 gola në 45 paraqitje, megjithatë ky rendiment i ulët e ka një shpjegim.

United kishte dështuar të zgjidhte një problem me sistemin digjestiv (tretës) të lojtarit, gjë të cilën as ai vet nuk e dinte. Sistemi i tij tretës nuk funksiononte si duhet dhe kjo gjë shpjegon pse ai ishte fryrë aq shumë në Old Trafford.

Stafi mjekësor i Interit e zbuloi shumë shpejt këtë problem dhe i ndihmoi Lukakut të humbte tre kilogramë për vetëm 12 ditë. Si rezultat i humbjes në peshë, janë kthyer shpejtësia dhe mprehtësia e tij, ndërsa Interi që kryeson kampionatin italian është duke i korrur shpërblimet.

Nuk ka dyshim se ky fakt reflekton negativisht në stafin mjekësor të Djajve të Kuq, të cilët nuk e zbuluan për dy vite një problem që tek Interi u zgjidh menjëherë.

e.ç.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manchester united rumelu lulaku manchester united rumelu lulaku

Sondazh

Poll