Politike

PD akuza Ramës/ Salianji: Policia e Shtetit ka marrë urdhër të mos ndalojë mjetin Linkoln në pronësi të vëllait, Olsit

12 Shkurt 2020, 10:42 Nga DOSJA
PD akuza Ramës/ Salianji: Policia e Shtetit ka marrë urdhër

TIRANË- Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama se po bën show me aksionin Operacioni Forca e Ligjit, pasi sipas selisë blu, policia e Shtetit ka marrë urdhër për të mos ndaluar në asnjë lloj rrethane automjetin tip Lincoln që ka si pronar Olsi Ramën dhe përdoret sipas PD nga kryeministri Edi Rama. Salianji, në një deklaratë për mediat nga selia e PD, tha se kjo makinë trajtohet si një mjet diplomatik, njësoj tha Salianji, “siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave. Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminsitrit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Edi Rama dhe ushtari i tij në Ministrinë e Brendshme, Sandër Lleshaj kanë standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit. Ata urdhërojnë shfaqje propagandistike me bllokimin e automjeteve të blinduara, të pajisur me leje të lëshuara nga vetë policia, por nuk bllokojnë makinën e blinduar të Olsi Ramës. Partia Demokratike solli fakte se mjeti i blinduar me të cilin Edi Rama lëviz në shkelje të rregullave, i përket Olsi Ramës. Megjithatë i ashtuquajturi Operacion i Forcës së Ligjit dhe Policia e Shtetit vazhdojnë të heshtin, duke mos dhënë asnjë shpjegim pse Olsi Rama është i paprekshëm dhe mbi ligjin.

Partia Demokratike disponon të dhëna të plota se Policia e Shtetit është e udhëzuar të mos ndalojë në asnjë rrethanë automjetin e blinduar Linkoln me targën TR 0370 T. Makina e blinduar e Olsi Ramës lëviz si të kishte imunitet diplomatik, njësoj siç lëvizte makina private e Saimir Tahirit, audi AA 003 GB, që përdorej nga trafikantët e drogës së bandës së Habiljave. Edi Rama dhe Sandër Lleshaj duhet t’u thonë shqiptarëve pse nuk vepron ligji për vëllanë e kryeminsitrit. Jo vetëm për sutomjetin e tij të blondiar, por edhe për pasurinë e bashkëpunëtorëve dhe miqve të tij të dënuar për ngritjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë.

 

Edi Rama duhet t’i japë shqiptarëve edhe një shpjegim tjetër që lidhet direkt me vëllanë e tij, makinën e blunduar të të cilit ai e përdor në shkelje të rregullave dhe i jep imunitetin e të paprekshmit nga policia. Në çfarë aferash është përfshirë Olsi Rama dhe çfarë e rrezikon atë, duke e detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e krijuar për mbrojtjen nga goditja me armë zjarri?

Spektakli me makinat e blinduara është një flluskë e propagandës bajate të Edi Ramës. Edhe gjoja spektakli me sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar po rezulton një dështim, sepse një kryeministër që ka përdorur paratë e krimit për të ardhur në pushtet dhe për ta mbajtur pushtetin nuk mund të luftojë krimin. Lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar do të thotë që Edi Rama të presë vetë këmbët e karriges ku është ulur, por ai nuk ka vullnetin për ta bërë këtë. E gjithë karriera e tij politike është bazuar tek trafikantët e drogës. Për 17 vjet me rradhë, 11 vjet si kryetar bashkie dhe 6 vjet si kryeministër, Edi Rama ka pastruar para me ta, duke u dhënë leje ndërtimi, koncesione tendera dhe pasuri publike. Shqiptarët nuk e besojnë Edi Ramën! Ai është produkt i krimit dhe i korrupsionit. I vetmi kundravirus ndaj tij është vota e lirë, janë zgjedhjet e lira e të ndershme!

Deklarata e Salianjit vjen më shumë se një javë që prej momentit kur OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e emrave të njohur të botës së krimit. OFL dërgoi formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishajt. Më herët, OLF shënjestroi biznesmenin durrsak, Dashamir Gjoka, dhe trafikantin i arrestuar në Gjermani për trafik droge, Emiljano Hysenaj dhe të afërmin e tij, Edlirin. Formulari iu dërgua ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili ktheu edhe përgjigjien e tij. Formulari i është dërguar edhe Ardian Çapjas në Elbasan, ndërkohë që pasuria i është sekuestruar Altin Hajrit në Shijak, dhe Grupit të Dukagjinit në Shkodër.  Po ashtu, OFL-ja i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Saimir Taullau dhe Arben Isufaj i njohur ndryshe si Ben Qimja.  Po kështu ditën e shtunë u janë sekuestruar makinat e blindura, Durim Bamit, Dashamir Gjokës dhe Landi MuharremitNë ‘sitën’ e OFL-së u kap “kumbari i Shkodrës” Bardhok Pllanaj dhe  Alberto Kochsiek (Lamaj), i njohur ndryshe si kreu i bandës së bananeve. Ndërsa dje, radha i erdhi edhe Emiljano Shullazit dhe Gjergj Cukali, i cili përflitet se është mik i afërt me të.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anti-kçk-ja zbret në terren edi rama ervin salianji olsi rama anti-kçk-ja zbret në terren edi rama ervin salianji olsi rama

Sondazh

Poll

Politike 12 Shkurt 2020, 10:16

TIRANE-Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për situatën e rendit dhe sigurisë publike. Maliqi hodhi ...