Politike

Ministri turk flet për organizatën FETO: Është e rrezikshme, ia thashë dhe Cakajt (VD)

12 Shkurt 2020, 09:45 Nga DOSJA
Ministri turk flet për organizatën FETO: Është e rrezikshme,

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka zhvilluar sot një takim me Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Pas takimit me dyer të mbyllura, dy minsitrat kanë dalë para mediave, ku kanë deklaruar se çfarë kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Cavusoglu u shpreh para mediave se e ka njohur Gent Cakaj me rrezikshmërinë e organizatës FETO, që në Turqi i është shpallur luftë.

Nuk kam shifra të sakta, por kemi kërkuar kthimin e anëtarëve të FETO-s. Shqipëria ka hedhur disa hapa, presim të vijojmë më tej. Nuk dëshirojmë që Shqipëria të jetë portë sigurie për FETO-n. Mendojmë se prania e FETO-s. është një rrëzik e kërcënim për sigurinë e të ardhmen e Shqipërisë. Duhet të hedhim hapa për të ardhmen tonë, ia shpjegova mirë këtë z. Cakaj do ia shpjegoj edhe kryeministrit Rama”, tha ndër të tjera Cavusoglu.

Mevlüt Çavuşoğlu është takuar sot me Gent Cakajn në një vizitë zyrtare në Tiranë. Cakaj u shpreh gjatë konferencës se janë nënshkruar disa marrëveshje, një ndër të cilat është edhe ajo për patentat. Çavuşoğlu tha Shqipëria duhet të kthejë në Turqi anëtarët e FETO-s.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike çavuşoğlu në tiranë gent cakaj mevlüt çavuşoğlu organizata feto çavuşoğlu në tiranë gent cakaj mevlüt çavuşoğlu organizata feto

Sondazh

Poll