Politike

12 Shkurt 2020, 10:16 Nga DOSJA

TIRANE-Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj për situatën e rendit dhe sigurisë publike. Maliqi hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë, ministrisë së Brendshme dhe asaj të drejtësisë.

“Nuk e di po mos fol më për rendin, se ato që thua ti edhe nëpër librat e Ismail Kadares nuk i lexon. Tu vra një njeri me snajper në qytetin tënd, në Mallakastër, vrasje barbare, vrasje në rrugët e Peqinit dhe të Elbasanit, krime në Shkodër dhe kudo, dhe ky po na tregon situatën e mirë të rendit, që si lirojnë këta të burgosurit, ku shish- nuk ditka asnjë informacion për këta të burgosurit, i bëra pyetjen ça është ligji i depolitizimit. Emiljano Nuhu kërkon azil, për djalin e deputetit, nipi i deputetit shkon vret shoferin e prokurorit. Dritan Zagani në azil se denoncoi shumë.

Ish-Ministri i Brendshëm është i zhgënjyer tani nga Rama do të iki në Amerikë. Apo Shkëlqim Pepkola që thotë se ka video me hashash të mbjellë. Ku e keni zbardhur vrasjen e Santos.

Kush i favorizoi këta bossët e krimit që do t’i godisni ju? A po e kuptoni që po shthurni rininë shqiptare? Po shesin trupin nënat tona, femrat. Ku e ke policinë kriminale? E ke mbushur PK me zjarrfikësa dhe sekretarë. Krime të pazbuluara, e dini ju ccpo ndodh nëpër fshatra, që iu vidhet bagëtia. Mos më trego mua shifra si në kohën e koperativës. I janë rritur rrogat që në kohën e PD-së policave. E keni katandisur këtë vend që ç’tu them… si mund të përdorësh gaz tek nënat dhe fëmijët.  Ca mashtruesish ordinerë jeni bërë. Po ti s’ke faj, se fajin e ka njëri që u bë kryetar e tani Ali Pasha me mjekrën njëpëllëmbë. Kryemininistri del tek 100-vjetori e bën batuta. Ai Soreca thotë që “po ndjekim paranë”. Po po ndiq paranë. Ju jeni bërë si zjarrfikësja, ju shkoni në vendin e ngjarjes kur është djegur çdo gjë. Unë s’jam i fortë, nuk hahem me shtetin. Kush hahet me shtetin? Edhe SPAK-un e mbytën, s’do të vejë njeri tek SPAK. Të gjithë kalojnë tek OFL, se s’do të vejë njeri në SPAK.”-tha Maliqi.

Deklaratat e Lefter Maliqit u bënë gjatë interpelencës së dytë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi sot në Kuvend me kërkesë të opozitës së re. Maliqi hodhi akuza ndaj qeverisë dhe ministrit, ndërsa Lleshaj përsëriti faktin se rendi dhe siguria publike është në moment historik, dhe për këtë mori si referencë edhe çmimin e kanabisit.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi sander lleshaj seanca plenare 12 shkurt 2020 lefter maliqi sander lleshaj seanca plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll