Politike

Sandër Lleshaj jep ‘llogari’ në Kuvend: Nuk ka një situatë kriminale në vend, 24 banda u shkatërruan gjatë 2019-ës (

12 Shkurt 2020, 09:41 Nga DOSJA
Sandër Lleshaj jep ‘llogari’ në Kuvend: Nuk ka një

Tiranë- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar në seancën e sotme plenare nuk ka një situatë kriminale në vend. Ai theksoi se siguria në vend është në parametrat më të mira, në krahasim me vitet e mëparshme  dhe se gjatë 2019 janë shkatërruar 24 grupe kriminale.

“Unë do të përqëndohen në përgjigjet e mia në pyetjet e shkruara. Do të përqëndrohen tek pyetet e paraqitura me shkrim. Nuk ka një situatë kriminale në vend, vendi sot është shumë herë më mirë. Si thoni e rëndë, që thoni që është gjendja e rëndë e sigurisë në vend? Me çfarë e keni matur ju?  Për t’u qetësuar,  siguria në vend është në parametrat më të mira në vend, nëse marrin vrasjet, rrëmbimet, krimet aksidentet rrugore, që tregojnë nivelin  e sigurisë, është periudha nga më të mirat në 30 vitet e fundit. Sot jemi 30 vrasje më pak se mesatarja e vrasjeve të 10 viteve të fundit. Në vitin 2019 janë shkatërruar 24 grupe kriminale nga 12 që janë shkatërruar një vit më parë.  Janë arrestuar 204 persona për pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe botës së krimit. ”, u shpreh Sandër Lleshaj.

Më tej ministri shtoi: “Ju flisni këtu 20 minuta, por në terren faktet nuk ndryshohen dot. Shqipëria është në një nivel sigurie që na detyron të punojnë por nuk është aspak e zezë sa thoni ju. Shqipëria është shumë e ulët me nurmin e vrasje në krahsasim me vendet e Europës. Nuk ka emergjencë, edhe ligji që bëmë aktin normativ, nuk ka të bëjë me emergjencën. Ai është një akt normaltiv për pasurinë e atyre që nuk është prekur, nuk ka emergjencë në sigurinë e rendit në vend. Angazhimi i Policisë së Shtetit është për të adresuar dhe për të marrë pasuritë që janë vënë në mënyrë të plaigjshme.”

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj seancë plenare 12 shkurt 2020 sander lleshaj seancë plenare 12 shkurt 2020

Sondazh

Poll